Një burrë nga Podujeva ka raportuar vajzën e tij si të zhdukur.
Ai ka thënë se vajza është me probleme shëndetësore dhe se që nga data 01.07.2026 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.






