Policia e Kosovës ka njoftuar një vajzë është zhdukur në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, e cila ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia që nga e marta.
“Podujevë 09.09.2020 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës s’ka dhënë as edhe një detaj tjetër, ndërsa këtë rast e ka cilësuar si “person i zhdukur”./Llapi.info
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…






