Një vajzë e mitur është zhdukur që nga dita e diele në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rasti është raportuar në Policinë e Podujevës gjatë ditës së djeshme, derisa i njëjti vijon të hetohet.

“Podujevë, 09.05.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin në polici se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpi dhe deri me tani nuk është kthyer. Ankuesi nuk ka njohuri se ku ndodhet ajo. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK në raportin e saj ditor./Llapi.info