Një femër është raportuar e zhdukur në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor të së shtunës.
Sipas Policisë së Kosovës, raportimi në Polici është bërë nga babai i saj.
I njëjti ka rrëfyer se vajza tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më .
Policia ka thënë se e raportuara si e zhdukur është e moshës së mitur.
Rasti po vijon të hetohet.
/Llapi.info






