Një tjetër vajzë është raportuar e zhdukur në Podujevë, njofton Llapi.info.
Rastin në stacionin policor e ka paraqitur babai i saj, duke thënë se vajza është larguar nga shtëpia që nga e premtja.
“Podujevë 11.09.2020-21:15. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar.
Kujtojmë, një tjetër rast i zhdukjes së një vajze ka ndodhur të martën e kësaj jave në po këtë komunë./Llapi.info






