Edhe një tjetër vajzë është raportuar e zhdukur që nga e premtja në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka paraqitur në Polici babai i saj, derisa është bërë e ditur se hetimet po vazhdojnë.
“Podujevë 13.08.2021-18:00. M 14.08.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktimë femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info






