Vajza 19 vjeçare Laureta Kuleta nga komuna e Obiliqit është zhdukur që gjashtë ditë, ajo ka dalë nga shtëpia të martën e kaluar dhe me vete nuk e ka marrë letërnjoftimin e as telefonin.

Familjarët e 19-vjeçares nuk dinë asgjë për vendodhjen e saj dhe kanë bërë një njoftim publik që kushdo që ka informacione për Laurtetën t’i lajmërojë ata.

Motra e Laurtës, Jeta ka rrëfyer se ajo punonte në një market në fshatin Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.

“Motra ime quhet Laureta Kuleta, ajo është larguar nga shtëpia më 3.11.2020, këtë të martë. Pas orës tetë të mëngjesit, ka shku te një market “Toni” në Shkabaj dhe u largu prej punës. Tani nuk kemi asnjë informacion ku mundet me qenë, e ka marre rrogën, 200 ja ka dhanë babait 50 i ka marrë, letërnjoftimin dhe telefonin e ka lënë në shtëpi dhe u largu”, tha motra e Laurteës për media.

E pyetur nëse familja ka biseduar me pronarin e marketit nëse 19 vjeçarja i ka treguar ndonjë gjë para se të largohej, motra e saj tha se pronari nuk ka ditur më shumë vetëm ka thënë se Laureta “i ka pasur sjelljet e mira”.

Tutje, një kolege e punës së Lauretës e ka parë ditën e martë duke biseduar me tre djem, të cilëve sipas saj iu ka kërkuar para dhe është nisur për Fushë Kosovë.

“Shoqja e vetë ka tregu që ajo ka zbritë prej autobusit në Shkabaj dhe ka bisedu me tre djem, ju ka lyp atyre para, e kane dergu deri në Fushe-Ksovë deri te “Kastrati”, kemi bisedu me ta me i pa pamjet por na kane thënë pa leshu letër policia me i pa pamjet nuk munden me bë asgjë”, tha tutje motra e Lauretës.

Ajo pohoi se zhdukjen e motrës e kanë raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Kushdo që ka informacion për Laureta Kuletën mund ta lajmërojë familjen në numrat e kontaktit më poshtë.

This image has an empty alt attribute; its file name is 124539643_3002192419999358_7723881877386989566_n.jpg