Lokale - eSIMy

Përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve të shkollave të Komunës së Podujevës kanë mbajtur sot një takim në të cilin kanë zgjedhur kryesinë dhe kryetarin e Këshillit të Prindërve për Arsim të Komunës së Podujevës, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në takimin e sotëm, ku ishte prezente edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, Këshilli Komunal i Prindërve ka zgjedhur Nazif Sheqën kryetar të këtij Këshilli dhe kryesinë prej nëntë anëtarësh.

Në takimin e sotëm të Këshillit të Prindërve u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën shkollore, ngritjen e cilësisë në arsim si dhe për sigurinë e nxënësve në shkolla.

Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu u zotuan se Komuna do të punojë në realizimin e obligimeve dhe nevojave të shkollave për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore./Llapi.info