Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, ka zgjedhur sot 11 anëtarët e rinj të këtij këshilli, shkruan Llapi.info.
Në zgjedhjet e mbajtura, më i votuari ka dalur Mensur Hoti, i pasuar nga Besim Arbanashi.
Të zgjedhurit tjerë janë; Kreshnik Abdullahu, Arif Demiri, Eset Qerimi, Bahri Curri, Muharrem Bryma, Idriz Bilalli, Besim Rama dhe Fatos Gërvalla.
Njoftimi i plotë nga KBI Podujevë:
NË ATMOSFERË VËLLAZËRORE MBAHEN ZGJEDHJET NË KËSHILLIN E BASHKËSISË ISLAME NË PODUJEVË PËR MANDATIN 2024-2028
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, njofton qytetarët llapjanë, se sot më datë 23.01.2024 janë mbajtur zgjedhjet për anëtarë të këshillit për mandatin e ardhshëm 4 vjeçarë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë përbëhet nga 11 anëtarë, ndërsa sot kuvendi zgjedhor i përbërë nga 124 delegatë ka zgjedhur 10 anëtarët e rinj.
Delegatët llapjanë zgjodhën Këshillin në këtë përbërje (renditja sipas numrit të votave të marrura):
1. Mr. Mensur ef Hoti (kandidati më i votuar nga delegatët)
2. Dr. Besim ef Arbanashi
3. Kreshnik ef Abdullahu
4. Arif ef Demiri
5. Mr. Eset ef Qerimi
6. Mr. Bahri ef Curri
7. Mr. Muharrem ef Bryma
8. Idriz ef Bilalli
9. Besim ef Rama
10. Mr. Fatos ef Gervalla.
Kryeimami Mr. Bekim ef Jashari është anëtari i 11 i Këshillit sipas pozitës.
Kuvendi zgjedhor u hap nga kryetari aktual Mensur Hoti.
Kryetari Hoti falënderon qytetarët llapjanë, delegatët dhe imamët për zgjedhje të qeta që si zakonisht dëshmojnë Podujevën e avancuar konform nevojave dhe interesit të gjithanshëm.
#KBI-PODUJEVË






