Zgjerimi i rrugës Prizren – Dragash ka nxjerr në dritë një shpellë shumë shekullore.
Derisa po bëheshin gërmimet e një terreni guror në afërsi të fshatit Zhur, punëtorët kanë hasur në një të qarë, që më vonë doli të jetë një shpellë e vjetër.
Lexues të Indeksonlinet kanë dërguar një video ku shihet shpella me karakteristika të veçanta.
Banorët e rrethit u kanë bërë thirrje institucioneve që ky zbulim të trajtohet me kujdes dhe të mos dëmtohet.
Kjo shpellë mund të bëhet atraksion i ri për turistë, në të ardhmen.