Lokale - eSIMy

Gazeta Blic merr vesh se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.”Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 14 shkurt”, thonë burime të Gazeta Blic.Ky vendim i Osmanit vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, i cili u bë sot.

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti, do të caktohet data e zgjedhjeve të reja.Sic i ka thënë një burim gazetës, ato do të mbahen me 14 shkurt.Pritet konfirmimi i datës së zgjedhjeve nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ashtu siç parashihet në Kushtetutë.

Vendimi i gjykatës kushtetuese për rrëzimin e qeverisë hoti u publikua sot, në këtë vendim thuhet se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më larg se 40 ditë pas publikimit të këtij vendimi.