Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet të fillojë procesi i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave, shkruan Llapi.info.

Për këtë, Komuna e Podujevës ka thënë se së bashku me Lëvizja FOL organizon një takim konsultativ lidhur me themelimin dhe funksionimin e këshillave lokal.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja FOL në bashkëpunim me komunën e Podujevës organizon një takim konsultativ lidhur me themelimin dhe funksionimin e këshillave lokal.

Pas skadimit të mandatit të këshillave lokal në komunën e Podujevës, shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja e kryetarëve të rinj, e që në total do të jenë 30 (24 në zona rurale, dhe 6 ne zona urbane).

Përveç diskutimit për themelimin dhe funksionimin e këshillave lokal si dhe do të diskutohet për kërkesat direkte të qytetarëve, përfshirë këtu kërkesat eventuale të banorëve për investime të tjera në fshatrat e tyre.

Debati do të mbahet më 20 korrik 2022 nga ora 18:00, në ambientet e shkollës së fshatit Gllamnik, e ku pjesëmarrës do të jenë edhe banorët e fshatrave përreth.
JU MIRËPRESIM!