Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland është shpallur qytetar nderi i komunës së Drenasit. Nga aty, Wieland ka premtuar se do të bëjë gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza dhe të mos jetojnë të izoluar.

Megjithatë, ai nuk ka premtuar nëse do të ndodhë këtë vit liberalizimi i vizave, apo kur do ndodh, sepse nuk ka dashur të jap afate për këtë.

Derisa, u ka bërë thirrje krerëve institucional që të investojnë në arsim, sepse investimi në edukim është investimi më i mirë që mund të bëjnë.

“Unë e kuptoj që njerëzit e juaj ndihen padrejtësisht të trajtuar me situatën e cila i bënë të ndihen jo korrekt të trajtuar. Unë iu siguroj se atë që kam mundësi për të kontribuar do ta bëjë që ne të vijmë të një zgjidhje, por unë nuk mund të premtoj asgjë, as që do të ndodhë shpejt ose ndonjë datë. Unë nuk besoj që sjellë dobi fakti të përmenden emra të shteteve në evente publike sepse nuk është model i mirë të bërit politikë në Evropë që të fajësohen vendet nga njëra anë në tjetrën”, tha Wieland, transmeton kp.

Wieland ka folur edhe për vendet tjera që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk do ta pranojnë asnjë vend, i cili ka probleme të hapura me fqinjët.

“Me lejoni t’iu them një gjë, nuk mund të flas në emër të PE-së, as partisë sime ndoshta, por mund të flas në emër të grupit parlamentar që i takoj sepse kemi një qëndrim të qartë në këtë drejtim. Ne nuk do të pranojmë asnjë vend në BE i cili pas momentit të anëtarësimit në BE do të filloj të qes probleme të reja me fqinjët e vet dhe do t’i pengoj në rrugën e integrimit. Ne nuk duam që vendet të cilat do t’i pranojmë në BE të kenë probleme vitale të hapura me fqinjët e tyre”, theksoi ai.