Lokale - eSIMy

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në deklarimin e pasurisë nuk ka treguar sa është vlera e shtëpisë, e banesës, truallit dhe e tokës së trashëguar, njofton Llapi.info.

Veliu në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka treguar se ka 73 ari tokë të trashëguar, por vlerën e saj e ka llogaritur me zero.

Njëjtë ka vepruar edhe me shtëpinë për të cilën ka deklaruar se e ka që nga viti 1990, por që nuk ka treguar sa është sipërfaqja e saj si dhe vlerën po ashtu zero.

Ministri Veliuka deklaruar se e ka blerë një banesë në vitin 2008, por që vlera e saj, sipas deklarimit, është zero.

Veliu ka deklaruar se ka blerë 10 ari truall në vitin 2015, por që vlera e saj është zero sipas deklarimit të tij.

Në vazhdim e gjeni deklarimin e tij të pasurisë: