Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mosvlerësimi i punës profesionale të mjekëve është tregues i qartë që nëse vazhdohet të ofendohen në vazhdimësi edhe ikja e tyre është e pashmangshme, thonë profesionistët shëndetësor.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nëse në një afat të shkurtër kohor nuk ka intervenim në përmisimin e kushteve për profesionistë shëndetësor Kosova do të përballet me mungesë të mjekëve.

Sipas Zemajt, lista e pritjes tashmë është fenomen shqetësues e marrjes së shërbimeve pikërisht për shkak të paaftësisë menaxheriale të ministrit Rifat Latifaj dhe Qeverisë.

“Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mos vlerësimi edhe i punës profesionale të mjekëve që po ndodh në këtë Qeveri është papërgjegjësi e madhe dhe është tregues i qartë që nëse vazhdohet të ofendohen në vazhdimësi edhe ikja e tyre është e pashmangshme. Ka një vit e gjysmë e më shumë sulmohen në mënyra të ndryshme pa asnjë mbrojtje ligjore nga ministria e shëndetësisë dhe pa asnjë avancim në këtë drejtim”.

“Në një afat të shkurt kohor nëse nuk ka intervenim në përmisimin e kushteve dhe vlerësimin e punës së tyre Kosova do të përballet me mungesë të mjekëve. Lista e pritjes tashmë është fenomen shqetësues e marrjes së shërbimeve në qendrat klinike universitare dhe spitalet rajonale pikërisht për shkak të paaftësisë menaxheriale të këtij ministri dhe kësaj Qeverie”, ka deklaruar Zemaj për EkonomiaOnline.

“Operaturat me muaj nuk punojnë. Ndërsa për të bërë termin duket që fundi i vitit 2023 tash është në radhë në QKUK. Jemi para një kolapsi shëndetësor”, tha Zemaj.