Lokale - eSIMy

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Grupi punes po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore.

Zemaj tha se së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kanë diskutuar për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.

Njoftimi i plotë:

Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.
Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit.
Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor.