Ish ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj, në T7 ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.
“Varshmëria se a do të shkojmë në zgjedhje dhe si do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme varet prej partisë në pushtet sesa vetëm prej opozitës”, tha Zemaj.
“Nuk është hezitim, por në kohën dhe rrethanat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sidomos pesë vitet e fundit, duket që jostabiliteti politik na ka kushtuar shumë, në kuptim e shkuarjes së shpeshtë në zgjedhje të parakohshme. Tash ndoshta më së shumti i ka kushtuar LDK-së. Kjo nuk është frikë, është mësim që ne dëshirojmë të kemi institucione stabile, sidomos në nivel qendror, sepse ato lokalet kanë pasur një stabilitet të rregullt të shkuarjes në zgjedhje”, deklaroi ai.
“E dyta është janë politika e brendshme, aspekti ekonomik, social, zhvillimor. Ndoshta nuk jemi hezitues, por si do të arsyetohemi të gjithë para qytetarëve. Ne e kemi më lehtë si opozitë, sepse po e shohim një qeveri të paaftë, e cila nuk ka vizion, program, e ka zhytur vendin në varfëri, në kuptimin e keqmenaxhimit të parasë publike. Këtu e kemi një përparësi, që të kërkojmë votë duke e kritikuar skajshmërisht Republikën e Kosovës”, tha Zemaj.
Ai tha se janë “absolutisht” të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.“Nuk e kemi problem të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.