Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të ketë kufizime të reja për institucionet akademike.

Zemaj tha se janë duke punuar që të marrin masa për parandalimin e COVID-19.


“Do të shohim kufizime në ligjërata, ato që mund të bëhen online do të bëhen online, ato që janë praktike duhet të bëhen sipas manualit”, tha Zemaj.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë po rritet ditët e fundit.