Lokale - eSIMy

Kryeministri shqiptar, Edi Ram,a ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë të shtunë.

Presidenti, shteti i të cilit po sulmohet nga Rusia, dha detaje lidhur me bisedën përmes një postimi në Twitter.

Zelensky tha se kanë folur për punën e përbashkët në OKB, derisa shton se vlerëson ndihmën dhe mbështetjen e shtetit shqiptar në kohën kur shteti i tij është në luftë.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. Diskutuam për punën e përbashkët brenda OKB-së. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, ka shkruar ai.