Sociologu nga Podujeva, Alban Zeka, i ka komentuar rastet e shpeshta të vdekjeve në punë.
Ai thotë se vdekja në punë nuk është “aksident”, por rezultat i një sistemi që nuk e mbron jetën e punëtorit.
“Vdekja në punë nuk është “aksident”, por rezultat i një sistemi që nuk mbron jetën e punëtorit. Nëse vendet nuk përmirësojnë ligjet, kushtet dhe mbikëqyrjen, ky numër do të rritet, veçanërisht në botën në zhvillim!”, ka thënë ndër të tjera ai.