Izmi Zeka, zëvendësministër i Brendshëm në detyrë, ka thënë se krahasuar me periudhën që Policia e Kosovës operon në vendin tonë, të arriturat e saj janë të jashtëzakonshme.
Zeka ka shtuar se Kosova ka polici profesionale dhe kjo është vërtetuar edhe nga analizat e kryera nga miqtë ndërkombëtarë.
“Kemi një polici e cila bënë punën shumë profesionale dhe janë të përgatitur shumë. Krahasuar me vendet e Ballkanit është një dallim i madh, dhe qëndron më mirë në bazë të analizave të kryera edhe nga miqtë ndërkombëtar”.