Lokale - eSIMy

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, në përmbyllje të fushatës është shprehur e bindur në fitore në zgjedhjet e tetorit.

“E bindur në fitoren e projektit tim për Podujevën, Ju ftoj që të dielën të më votoni mua dhe listën e bashkëpunëtorëve të mi.  Ne jemi zgjidhja e duhur për Podujevën! Ju siguroj se nuk do t’iu zhgënjej. Besimin do t’ua kthejmë me punë, që do të reflektojë në mirëqenie dhe jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

ë nderuar bashkëqytetarë të Llapit,
Sot e përmbyllëm fushatën për zgjedhjet e së dielës.
Nga fillimi i saj e deri në fund kishim një synim: t’ju takojmë sa më shumë, por jo duke ju ftuar për takime në sheshe e salla, në numër të madh. Përpara votës suaj, për ne është shumë më i rëndësishëm shëndeti juaj!
Kemi zhvilluar takime shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, fshat më fshat. Kemi bashkëbiseduar për projektin e për vizionin tim për një qeverisje krejt ndryshe, për një Podujevë krejt ndryshe, për një qeverisje që në vend të parë vendos interesin e qytetarit dhe jo të pushtetarit.
Në të gjitha takimet, Ju e keni vërejtur se unë nuk ju kam thënë fjalë të mëdha. Kam shpalosur projektet që mund të realizohen. Jo për projekte që harrohen sa të përmbyllet fushata.
Ju falënderoj shumë, të gjithëve që na keni pritur në shtëpitë, lagjet, fshatrat e juaja! Unë di të bëj punë të mëdha, në të gjitha fushat dhe për të gjithë qytetarët e komunës sonë! Punën dhe sakrificën për të mirën e përgjithshme e kam trashëgim nga familja. Nuk e kam harruar dhe nuk do ta harroj asnjëherë këtë.
E bindur në fitoren e projektit tim për Podujevën, Ju ftoj që të dielën të më votoni mua dhe listën e bashkëpunëtorëve të mi.
Ne jemi zgjidhja e duhur për Podujevën!
Ju siguroj se nuk do t’iu zhgënjej. Besimin do t’ua kthejmë me punë, që do të reflektojë në mirëqenie dhe jetë më të mirë për të gjithë.
Na priftë e mbara!