Nën patronatin kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u mbajt manifestim përkujtimor në 32 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve nga Pollata, Skender Munolli dhe Besim Latifi, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.
Gjithashtu, sot u zbulua në këtë përvjetor u zbulua obelisku në nderim të dëshmorëve, ku morën pjesë: Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, drejtorë komunal, shoqata të luftës dhe familje të dëshmorëve.
Kryetari Bulliqi në fjalën para të pranishmëve tha “Beteja e Pollatës shënon një prej rezistencave kryesore në trevën e Llapit gjatë viteve të 90. Besimi dhe Skenderi me luftën dhe rezistencën e tyre frymëzuan shumë njerëz anembanë Kosovës, ata brymosen frymën e rezistencës aktive tek populli i Kosovës si dhe përshpejtuan organizimin e luftës çlirimtare në Kosovë”.
Në fund kryetari Bulliqi mbylli fjalën e tij duke theksuar që përgjegjësia e bartësve të institucioneve në Kosovë është shumë e madhe për shkak se liria dhe pavarësia e Kosovës, u fitua me shumë mund e sakrificë./Llapi.info