Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar statistikat e fundit të publikuara lidhur me ikjen e qytetarëve nga Kosova, ku u raportua se mbi 42 mijë qytetarë e kanë lënë Kosovën gjatë vitit 2021.

Berisha në mënyrë direkte ka fajësuar Qeverinë Kurti në lidhje me këto statistika teksa ka ironizuar edhe me simpatizantët e kryeministrit Kurti duke pyetur se sa prej tyre janë bërë “pishman” që e kanë përkrahur atë.

Tutje, ai ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pasur të drejtë kur i kishte thënë kryeministrit se “sherrin ka me ta pa Kosova, ki me kthye Serbinë në Kosovë”.

“Rahmet për së gjalli po duhet me i thën Kadri Veselit, i cili më 2017 patë thën në Kuvend ‘sherrin ka me ta pa Kosova, ki me k’thye Serbin në Kosovë’”, shkroi Berisha në Facebook.

Shkrimi i plotë i Zafir Berishës (pa ndërhyrje):

Mbi 42 mijë qytetar, gjatë vitit 2021 e paskan lëshu Kosovën me “iden” se në këtë vend nuk ka me mbetën njeri me i fikën dritat në mrëmje😉!

Jamë kurreshtar me ditën, sa nga ky numër kaq i madhë i qytetarve që e kanë lëshuar Kosovën, janë pjesë e turmave të trushpërlarëve që i kanë besuar mashtrimeve të Albinit i cili me 14 shkurt 2021 e ka “çliruar” Kosovën nga ish eksponentët e UÇK-së, me sojin e “hekuranoviqave”?!

Rahmet për së gjalli po duhet me i thën Kadri Veselit, i cili më 2017 patë thën në Kuvend “ sherrin ka me ta pa Kosova, ki me k’thye Serbin në Kosovë”.
Zafa