Në fund të edicionit të shkuar u tërhoq përfundimisht nga futbolli aktiv për t’iu përkushtuar zejes së trajnerit, për të cilën ishte përgatitur gjatë kohës sa ishte i lënduar. E lëndimet nuk i kishte të rralla.
Bëhet fjalë për ish-futbollistin Labinot Haliti që ka bërë emër në Australi me sukseset e tij. 34-vjeçari krahas punës si trajner i ekipit U-21 të Newcastle Jets ka hapur edhe akademinë e tij të futbollit – “Labinot Haliti Football School”, shkruan sot Koha Ditore.
Shkollën e ka hapur para dy vjetësh dhe tashmë ka rreth 100 fëmijë të moshës nga 5 deri 11-vjeçare. Punën më të madhe në të, sipas tij, e kryen vëllai i tij më i vogël, Lorik Haliti, që është i angazhuar si trajner profesionist. Vet Labinoti ndan kohën mes ekipit U-21 të Jetsave dhe akademisë private të futbollit.
Halitit ideja për një veprim të tillë i ka ardhur pas lëndimit të ligamenteve të gjurit. Ky lëndim bëri që ai ta humbasë pjesën më të madhe të edicionit 2015/16. Atëbotë ishte pjesë e Newcastle Jets