Kryetari i degës së partisë Fjala në Podujevë Xhevdet Maloku është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur vet Maloku përmes një njoftimi në Facebook i cili ka shkruar se këtë vendim e ka marrur nga propozimi i degës së kësaj partie si dhe ky vendim për të ishte i vështirë.

Shkrimi i plotë i Malokut:

Me emrin e All-llahut Fuqiplotë. Të nderuar vllezër dhe motra, me lejoni të ju njoftoj që unë Xhevdet Maloku do jem kandidat për deputet nga lista e Partisë FJALA ku do bart numrin #10 . Ketë vendim e morra duke u nisur nga mbeshtetje e juaj të cilën ma keni dhënë nga momenti kur jam emëruar kryetar i degës së Partisë FJALA përkrahje kjo e cila vazhdimisht ka ardhur duke u shtuar, gjë që me ka bërë të mendoj ta marr ketë rrugëtim të veshtirë dhe te mundimshëm por kur në ketë rrugëtim e kam mbeshtetjen tuaj atëherë gjithqka është me e arritshme. Përkrahja juaj për mua është pergjëgjsi dhe këtë e kam deshmuar deri me tani me punën time si kryetar i deges dhe inshaAllah do e vazhdoj ketë edhe në poziten e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës sonë të dashur.

Gjithashtu falenderoj kryesinë dhe kryetarin e Partisë FJALA Gëzim Kelmendin për besimin e dhenë. Mos të harrojmë atë që All-llahu ka thënë : ” Sa e sa grupe të vogla me deshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha ” (Bekare : 249) Shkrimin tuaj dua ta përfundoj me një hadith të Muhammedit alejhi selam mesuesit tonë : Kur të flisni thuane të vertetën, kur të premtoni realizone premtimin dhe kur të u lihet diqka amanet,ruane amanetin. Vota e juaj është amaneti im të cilin do e ruaj. All-llahu na dhuroftë sukses. Me respekt Xhevdet Maloku Kandidat për deputet Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë Magjister i Ekonomisë