Lokale - eSIMy

Xhemajl Hasani e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Podujevës.

Hasani ka publikuar fotografi bashkë me kryetarin e Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se në katër vitet e fundit ka qenë opozita e vetme në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Podujevës,

Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftoj se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të jem kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat e Nismës Socialdemokrate për përkrahjen e tyre, në veçanti kryetarin Fatmir Limaj për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Podujevës i duhet një qeverisje e mirë, transparente, energjike dhe me duar të pastra. Për katër vite me radhë, kam qenë zëri i qytetarëve dhe opozita e vetme në këtë komunë, zë që nuk ka heshtur asnjëherë për të vërtetën dhe për interesin e qytetarëve.

Tani, kërkoj dhe pres besimin tuaj më 12 tetor, që së bashku ta korrim fitoren që nga raundi i parë dhe të sjellim ndryshimin që e meriton Podujeva.

Me respekt,
Xhemaj Hasani
Kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës