Lokale - eSIMy

Xhemajl Hasani, i cili u anëtarësua para disa javësh në Lëvizjen Vetëvendosje, e ka vizituar selinë e kësaj partie në Podujevë.

Në një shkrim në Facebook, ai thotë se i bëri përshtypje atmosfera që mbizotëronte, ku flitej për ide, projekte dhe zhvillim.

Shkrimi i plotë:

Sot, për herë të parë, vizitova selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendrën Besianë, ku edhe aplikova për kartelën e anëtarësimit.

Ajo që më bëri përshtypje ishte atmosfera që mbizotëronte, këtu flitet për ide, projekte dhe zhvillim.

Këtu diskutohet për të ardhmen dhe për mënyrën se si mund të punohet edhe më shumë për qytetarët.

Një vizitë që më la përshtypje shumë të mirë