Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, po vazhdon të shprehet i bindur se do të dalë triumfues në zgjedhjet e tetorit, shkruan Llapi.info.

Së fundi, Hasani në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë do pas datës së zgjedhje ai do të jetë në karrigen e “bajraktarit” të Komunës.

“Kryetar i Podujevës jam unë pas 17 tetorit. Nuk ju bon vakia hiq te tjerëve”, ka shkruar Hasani.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen këtë të diele. Në garë për të parin e Podujevës janë gjashtë kandidatë./Llapi.info