Janë bërë gati 2 muaj që kur Policia e Kosovës e ka gjobitur në qendër të Prishtinës, Xhavit Halitin për mosmbajtje të maskës.

Por, duket se gjoba nuk ia ka lënë shenjë deputetit të PDK-së.

Indeksonline ka siguruar foto ku shihet deputeti Haliti në një tramvaj në Zurich të Zvicrës.

Xhavit Haliti shihet se është qytetari i vetëm pa maskë në mjetin transportues zvicëran.

Dënimi për këtë shkelje të masës kushton 100 franga në Zvicër