Me iniciativë të imamit të Xhamisë në fshatin Letanc të Podujevës Eset Qerimi dhe me ndihmën e kompanisë “S//Sprint” me pronar Sami Sopa i cili kishte ndihmuar me gjëra të ndryshme me vlerë 2.500 euro, janë ndihmuar 50 familje në nevojë, njofton Llapi.info.
Në një njoftimi në facebook të faqes së Xhamisë në Letanc thuhet se fillimisht janë ndihmuar familjet në nevojë në fshatin Letanc ndëra pastaje dhe në fshatërat tjera të Podujevës.
Qerimi ka falënderuar kompaninë S//Sprint, si dhe gjithë aktivistët që kanë marrë pjesë në këtë projekt.