Lokale - eSIMy

Dhjetë kilometra larg qytetit të Podujevës gjendet një fshat i cili përpos lashtësisë, njihet edhe si zonë kufitare.

Bëhet fjalë për fshatin Herticë, fshat ky që ka një ndërtesë të vjetër e që supozohet të jetë aty që nga shekulli 19-të.

Dikur ajo priste qindra besimtarë, sot pothuajse është e braktisur. Imami Besim Llalloshi, e kujton me nostalgji kohën kur ligjëronte në këtë xhami.

“Është interesant që xhamia është shumë e vjetër sa që ne kemi biseduar, unë si imam i ri në vitin 2004 veç kam filluar punën në këtë xhami. Qysh atëherë kam takuar shumë bashkëfshatarë, por edhe imam që kanë qenë më herët, mirëpo që nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë se kur është ndërtuar kjo xhami”, ka thënë pos tjerash Llalloshi për Klan Kosovën.

Më poshtë video:

Ora 7 – Xhamia e Herticës më shumë se dy shekuj jetë – Klan Kosova

Ora 7 – Xhamia e Herticës më shumë se dy shekuj jetë – Klan Kosova Është gazetari Kushtrim G Bekolli, ai i cili sjell rrëfimin për xhaminë e Herticës e cila po i kalon 2 shekuj jetë. Se cila është historia e saj, kur është ndërtuar saktësisht dhe a shërben kjo xhami më për komunitetin do ta kuptoni përmes stories.

Publiée par Ora Shtate nê Klan Kosova sur Dimanche 9 décembre 2018