Dy nga lojtarët më të mirë shqiptarë, Milot Rashica dhe Granit Xhaka do të do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në kryeqytetin e Kosovës.

Me datën 15 qershor është caktuar që Xhaka dhe Rashica të përballën me njëri-tjetrin.

Kjo lojë është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar për këtë ngjarje bëhet e ditur se çmimi i biletave për hyrjen në stadium në pjesën perëndimore është 3 euro, në atë lindore 2 euro, ndërsa në pjesën jugore dhe veriore hyrja është falas.

Të gjitha parat e grumbulluara nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të 10 familjeve në nevojë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ora 20:00.