Në të gjithë botën, njerëzit janë duke pritur për njoftimin se pandemia e coronavirusit po përmbahet dhe ata mund të kthehen në jetën normale.

Por qyteti kinez në qendër të pandemisë ka treguar që normalja mund të mbetet akoma larg.

Kur zyrtarët në Wuhan lehtësuan kufizimet e udhëtimit më 8 prill, duke përfunduar në mënyrë efektive mbylljen e 76 ditëve të qytetit, banorët dhe bizneset lokale shpejt mësuan se rihapja aktuale e qytetit do të ishte e ngadaltë, shkruan CNN.

Megjithë heqjen e rregullave më të rrepta të bllokimit, shumë dyqane janë ende të mbyllura, restorantet janë të kufizuar në pritjen e klientëve dhe madje edhe kur qytetarët dalin jashtë ata ende mbajnë pajisje mbrojtëse dhe përpiqen të shmangin njëri-tjetrin.

Pamjet në teren janë shumë të ndryshme nga deklaratat zyrtare.

Në një konferencë për shtyp më 8 prill, Luo Ping, një zyrtar i kontrollit të epidemisë në Wuhan tha se disa sektorë të qytetit ishin kthyer tashmë në normën e rifillimit 100%.

Në një takim të qeverisë në Wuhan më 25 prill, ata premtuan një “fitore të dyfishtë” të suksesit të epidemisë dhe rritjes ekonomike.

Por edhe media e kontrolluar nga qeveria ka sugjeruar që planet për të rikthyer qytetin në prodhim 100% deri në fund të prillit mund të jetë shumë e largët, transmeton Telegrafi.

Gjatë një udhëtimi të fundit në qytet, pronarët e bizneseve i thanë CNN se ata po punojnë me fitime zero dhe qira të mëdha dhe ekspertët thanë se mund të duhen muaj që ekonomia e qytetit të rikuperohet, nëse jo edhe më gjatë.

“Në një afat të shkurtër, natyrisht, do të ketë një rikuperim”, tha Larry Hu, ekonomist në Macquarie Capital Limited.

Duke u përpjekur për t’u rikuperuar

Wuhan është një metropol me një popullsi prej më shumë se 11 milionë banorësh, më i madh se shumica e qyteteve të SHBA-së, dhe prapëseprapë ai konsiderohet një qytet me madhësi të nivelit të dytë brenda Kinës kontinentale.

Shpërthimi i COVID-19 u zbulua së pari në Wuhan në mes të dhjetorit, dhe ndërsa përhapja u përkeqësua, qyteti mbylli kufijtë e saj nga pjesa tjetër e Kinës më 23 janar në përpjekje për të ndalur përhapjen.

Me hapjen tash, pushteti vendor është i prirur të rifillojë biznesin normal sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi Pekini bën presion mbi provincat për të ndihmuar në rritjen e një ekonomie të dobët.

Por ka shenja që përkundër retorikës shpresëdhënëse, ekonomisë së Hubejit mund t’i duhet një kohë e gjatë për tu rikuperuar nga bllokimi i rëndë.

Shaun Roache, kryeekonomisti i Azisë Paqësorit në S&P Global Ratings, tha se mësimi i Wuhan për pjesën tjetër të botës ishte se veprimet e shpejta, të hershme mbi coronavirusin ishin të kushtueshme për ekonominë, por mund të çonin për një rihapje më të shpejtë.

Kur CNN u kthye në qytet më 21 prill, një lëvizje përmes një rrugë tregtare tregoi më shumë se gjysmën e bizneseve lokale mbeten të mbyllura.

GDP-ja e krahinës u tkurr pothuajse 40% nga viti në vit në tremujorin e parë të vitit 2020.

Qeveria ka njoftuar se do të lejojë që bizneset me qira nga ndërmarrjet shtetërore të punojnë pa qira për tre muaj, por kjo nuk vlen për ata me pronarë privatë.