Këtë muaj, WhatsApp do të fillojë me ofrimin e mesazheve që zhduken, duke lejuar përdoruesit në aplikacionin e mesazheve në pronësi të Facebook që bisedat (fotot dhe videot) të fshihen automatikisht nga memorja pas shtatë ditësh.

Facebook tha të enjten se funksioni i ri duhet të bëjë që bisedat në WhatsApp të ndjehen “më të lehta dhe më private”. “Qëllimi ynë është që bisedat në WhatsApp të ndihen sa më afër personit, që do të thotë se ato nuk duhet të qëndrojnë aty përgjithmonë”, tha kompania në një njoftim për media.

Kur funksioni të aktivizohet në aplikacion, mesazhet e reja të dërguara në një bisedë do të zhduken pas shtatë ditësh.