Klubi gjerman Werder Bremen, ku luan edhe kosovari Milot Rashica, ka uruar shtetin e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë.
Ekipi gjerman përmes një postimi dhe një fotografie të Milot Rashicës, ka uruar shtetin e Kosovës në gjuhën shqipe.
“Urime dita e Pavarësisë”, shkruan në fotografinë e postuar në Bremen, ku bashkangjitur fotografisë së Rashicës, i është vendosur edhe flamuri i Kosovës.

Ndërkohë, me po të njejtën fotografi edhe vetë Milot Rashica ka uruar Kosovën për 12 vjetorin e Pavarësisë.







