Lokale - eSIMy

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka reaguar pasi në disa shkolla të kësaj komune mësimi nuk ka nisur ashtu siç duhet njofton Llapi.info.

Nëpërmjet në komunikate për medie, VV ka thënë se në disa shkolla mungojnë kushtet higjienike, derisa në disa tjera mësimi nuk ka filluar pasi kanë nisur renovimet e objekteve.

“Viti i ri mësimor në komunën tonë nuk filloi ashtu siç duhet. Në një vizitë në disa prej shkollave të komunës sonë nga  disa anëtarë të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! u evidentuan probleme të cilat rrezikojnë zhvillimin e procesit mësimor. Në shkollën ‘Hamit Sejdiu’ mungojnë kushtet elementare higjieno-sanitare – shkolla vijon procesin mësimor pa ujë të rrjedhshëm. Kjo gjendje është e papranueshme në çdo kohë dhe sidomos tani në mes të një pandemie ku primare mbetet mbajtja e higjienës”, thuhet në komunikatë.

“Në shkollën “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga, procesi mësimor nuk zhvillohet për shkak të renovimeve. Është i papranueshëm dëmtimi i procesit mësimor për shkak të papërgjegjësisë së kësaj administrate komunale.  Për shkak të gjendjes së rëndë të arsimit në komunën tonë, Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Komitetit për Politike dhe Financa propozoi që të futet si pikë e rendit të ditës për në seancën e Kuvendit Komunal çështja e arsimit por kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e subjekteve tjera përfshirë edhe ata të subjektit opozitar PDK-së”, thuhet tutje./Llapi.info

Viti i ri mësimor në komunën tonë nuk filloi ashtu siç duhet. Në një vizitë në disa prej shkollave të komunës sonë nga …

Gepostet von Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë am Dienstag, 29. September 2020