Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar dështimet e Qeverisë Hoti gjatë 100 ditëve të qeverisjes. Ky subjekt politik konsideron se kjo periudhë ishte “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e VV-së të postuar në faqen zyrtare në Facebook.

“100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, thotë VV.

Për kritika ndaj Qeverisë Hoti, LVV ka nxjerr titujt e portaleve, lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellur ekzekutivin e vendit gjatë kësaj periudhe.

100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme

Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar.100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Sonntag, 13. September 2020