Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni të zhvilluar sot para objektit të qeverisë së Kosovës, ka paraqitur një piramidë për pagat dhe shpenzimet e qeverisë së Ramush Haradinajt.

Egzon Haliti nga Vetëvendosje gjatë këtij aksioni ka thënë se qeveria Haradinaj është zhytur në shpenzime enorme të pagave dhe komoditet me dreka e darka.

“I kemi pushtetarët super të pasur, Qeveria e Haradinajt vetëm për paga ia merr buxhetit 4 milionë euro. Kjo qeveri nuk shquhet vetëm për paga të mëdha, por edhe kabinetin e madh qeveritar”, ka thënë Haliti.

“Sikur të mos u mjaftonin pagat, kabineti është i zhytur nëpër shpenzime enorme nëpër dreka e darka. Në komoditetin e jetës luksoze nuk mund të mendoj për mjerimin dhe varfërinë e popullit”, ka shtuar ai.

Sipas Halitit, Kosovës i duhet një qeveri që minimizon shpenzimet, të cilat nuk po arrin t’i bëjë qeveria aktuale.