Lokale - eSIMy

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),  ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Llapi.info.

Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 mijë e 335 vota apo 50.28 për qind. PDK ka marrë 148 mijë e 285 vota apo 17 përqind dhe LDK 12.73 përqind.

Sipas kësaj i bie që Lëvizja Vetëvendosje të ketë 58 ulëse në Kuvend. PDK do të ketë 19 ulëse, LDK 15 dhe AAK 8 ulëse.

Partia e Albin Kurtit doli fituese absolute edhe në Komunën e Podujevës. VV në këtë Komunë ka arritur t’i marrë 60.95 për qind (25.899 vota). E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 9819 vota apo 23.10% dhe PDK me 4.717 11,101%.

Kësisoj, të gjithë kandidatët për deputetë nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur të zënë ulëset e legjislaturës së re të Kuvendit. Saranda Bogujevci, Fitim Haziri, Vendenis Lahu, Driton Hyseni dhe Fatmir Humolli, janë deputetët nga kjo parti.

Ndërkaq, nga LDK vetëm Agim Veliu ka arritur ta zë ulësen e Kuvendit, derisa me vetëm një deputet do ta ketë edhe PDK në Podujevë, Floretë Zejnullahu./Llapi.info