Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se asfalti i meremetuar në kilometrin e tretë, Rruga Besianë-Sfeçël është shtruar me një trashësi të hollë prej vetëm 1.5-2cm, njofton Llapi.info.

Madje ai ka ftuar qytetarët që ta shikojnë vet këtë nëse u doket e pabesueshme.

Përkujtojmë se gjendja e asfaltit në qendrën e qytetit pas kalimit të stinës dimërore është përkeqësuar rëndë.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Ajetit: