Hilmi Hoxha i PDK-së është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Podujevës, duke bërë kështu që të evitohen zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale, raporton Llapi.info.
Hoxha i mori votat e mjaftueshme tek në raundin e tretë. Në dy raundet e para, Hoxha i kishte 17 vota për, ndërkohë që në të tretin, ai mori 19 vota pro, aq sa kanë qenë të gjitha.
Edhe në raundin e tretë kanë votuar Mrika Thaçi e AAK-së dhe Gazmend Islami i OBKD-së, duke ia mundësuar Hoxhës zgjedhjen në krye të Kuvendit me votat e VV-së dhe PDK-së.
Në votim nuk kanë marrë pjesë këshilltarë komunalë të LDK-së dhe dy të AAK-së, gjegjësisht Arbnor Fazliu dhe Burim Hasani./Llapi.info






