Në seancën e jashtëzakonshme e thirrur për sot në rend dite në Kuvendin komunal ishte, vërshimet në komunën Podujevës, raporton Llapi.info

Këshilltarja në kuvendin komunal të Podujevës nga radhët e LVV Adelina Stublla, tha se duhet të krijohet një komision për të bërë vlerësimin e dëmeve në Podujevë.

“Ne grupi i Lëvizjes Vetëvendosje kërkojmë që të krijohet një komision për vlerësimin e dëmeve dhe katastrofave të tjera natyrore dhe kërkojmë që komisioni të jetë nga ekzekutivi dhe nga Kuvendi” ka thënë Stublla./Llapi.info