Në një konferencë për shtyp, Lëvizja Vetëvendosje-dega në Podujevë ka pasqyruar menaxhimet financiare të Komunës së Podujevës dhe të gjeturat nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm, njofton Llapi.info
Anëtari i kryesisë së VV-së në Podujevë, Fatlum Osmani, në këtë konferencë ka thënë se qytetarët e Podujevës po ballafaqohen me probleme në sektorë të ndryshëm.
“Arsyeja pse përballem me papunësi, varfëri, nivelit të ulët të arsimit, shërbimet shëndetësore të dobëta, padyshim se si shkak kryesor e kanë politikat buxhetore të Komunës dhe korrupsionit të lart që mbizotëron në Podujevë. Komunës i mungojnë strategji sektoriale si ajo e për zhvillimin e arsimit, turizmit e të bujqësisë. Pjesa dërrmuese orientohet në asfalt korruptiv, ku rrugët shtrohen e vazhdojnë të jenë në gjendje të keqe. Në asfalt investohet 13.16 herë më shumë se në arsim, 8.18 herë më shumë se në shëndetësi, 26.92 herë se në kulturë dhe 9. 24 se në bujqësi. Kjo tregon mungesën dhe vizionin zhvillimor të Komunës”, ka thënë ai.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka orientim duke i dhënë prioritet arsimit, shëndetësisë, bujqësisë e kulturës.
Ndërsa, këshilltarja në Kuvendin Komunal nga ky subjekt politik, Lirika Maliqi ka përmendur shkeljet e Komunës nga të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm.
“Në mesin e shkeljeve të shumta, kemi shkoqitur pesë shkeljet që i ka bërë Komuna në krye me Agim Veliun. E para Komuna e Podujevës në sistemin e tatimit në pronë, i ka ivedentuar 28 mijë e 573 prona, ndërsa i takojnë vetëm 18 mijë 723 prona që është një padrejtësi ndaj atyre që e paguajnë tatimin. E dyta, në kategorinë e pagave dhe mëditjeve komuna nuk ka harmonizuar koeficientet që ka rezultuar në reduktim të punonjësve. E treta te ndarja e subvencioneve auditori ka gjetur shkelje për përfitimet e subvencioneve ku janë shkelur kriteret. E katërta auditori ka kontestuar në vonesa të projekteve dhe këto vonesa nuk janë aplikuar. E pesta, shkelje të mëdha që ka gjetur auditori e që është në procedura të prokurimit ku nga 209 kontrata, 60 kontrata janë bërë sipas procedurave minimale si dhe 41 kontrata me kuotim çmimesh”, ka thënë ajo.
Më tutje ajo ka përmendur edhe raportin financiar për vitin 2018. Ku sipas saj, edhe ky raport tregon probleme të njëjta me vitet paraprake./Llapi.info
Vetëvendosje në konferencë për shtyp rreth menaxhimit financiar të Komunës së Podujevës
Publiée par Llapi.info sur Samedi 3 novembre 2018






