Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandar Vulin, në një intervistë për “Neës”, ka folur për për “Shqipërinë e Madhe”, mendim ky i cili, thekson ai, nuk është as qëndrim i Aleksandar Vuçiq e as i Qeverisë e Kuvendit, por vetëm mendimi i tij personal
.Vulin në këtë intervistë ka thënë se “Shqipëria e Madhe”, në aspektin gjeografik nuk ekziston ende, por që politikisht është e pranishme, transmeton Gazeta Blic.
“Shqipëria e Madhe” është formuar tashmë, çështja e vetme është se si shumë pjesë të shteteve të tjera do t’i tërheqë. Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë shqiptarët, me përjashtim të dy komunave në Serbinë qendrore, do të jetojnë në një siguri të vetme dhe hapësirë politike, në kuadër të NATO-s. Dhe jeta e të gjithë shqiptarëve menaxhohet nga Tirana”, ka thënë Vulin.
Ka shtuar se “disa fuqi të mëdha do ta mbështesin këtë, disa nuk do ta mbështesin, dhe ne na takon të marrim pjesë në këtë lojë. Aleksandar Vuçiq tregoi aftësi dhe guxim ku për dekada nuk ka treguar asnjë burrë shteti serb. Ai ka arritur të merret me të gjitha këto kontradikta dhe për të mbajtur Serbinë në territorin e Kosovës dhe (siç thotë ai) Metohisë.