Serbët nuk e mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe as do të formojnë Ushtrinë e Kosovës, dhe jo vetëm sepse është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se Kosova do të formojë ushtrinë këtë vit dhe për këtë, ka mbështetje nga serbët në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Nuk do të formohet, dhe natyrisht që nuk do të kenë mbështetjen e serbëve për këtë. Ata u përpoqën, por nuk janë shtet, as nuk kanë akademi ushtarake “, tha Vulin duke shtuar se” Haradinaj do të ishte më mirë të vazhdonte të rrihej me gjyshe se në këtë gjë është i mirë’”.

Ky reagim i Vulinit është ironi për kryeministrin Haradinaj pas një incidenti që pati dje në Prizren, ku një grua mori foltoren pa pasur të drejtë e duke detyruar Haradinajn që të reagojë personalisht.