Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka kërkuar ndihmë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Me reputacionin dhe ndikimin e Erdoganit në Kosovë, ka thënë Vuçiqi, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes në rajon.

“Presidenti Erdogan ishte i interesuar për situatën aktuale në Kosovë, dhe presidenti Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje. Ai po ashtu i kërkoi kreut të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e shtetit të tij në mënyrë që ta ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën presidenciale.