Lokale - eSIMy

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Sportive Evropiane në Minsk, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë manifestim sportiv.

“Njerëzit janë kujdesur për ne në të gjitha mënyrat. Më vjen keq nëse e kam zhgënjyer mikpritësin bjellorus, por nuk kam zgjidhje tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiqi. Presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia është falënderuese që Bjellorusia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se vetë kalimi i sportistëve kosovarë me flamur të Kosovës në Bjellorusi, është fitore e shtetit kosovar.