Qëllimi i të gjitha lëvizjeve të Prishtinës, përfshirë përpjekjet për të detyruar serbët nga veriu i Kosovës për të blerë mallra shqiptare, jo serbe, ndalimin e lirisë së fjalës, arrestimin dhe dëbimin e të gjithë atyre që kundërshtojnë politikën e saj, është vendosja e kontrollit mbi veriun dhe dëbimi i serbëve nga tërë territori i Kosovës.
Kështu tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media pas takimit që pati me kongrestitin amerikan, Eliot Engel në Beograd, transmeton Klan Kosova.
“Shtrohet pyetja pse po e bën këtë Prishtina, cili është qëllimi përfundimtar i Prishtinës dhe disave nga perëndimorët që mbështesin këto masa dhe çfarë është ajo që mund të bëjmë”.