Aleksandar Vuçiq, bartës i listës „Srbija ujedinjena“, ka deklaruar se lista studentore ka fituar numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet parlamentare, bazuar në një mostër të shtresëzuar.
„Ende nuk i kemi rezultatet. Shumë do të befasohen dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje“, deklaroi Vuçiq.
Sipas tij, lista studentore pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në Parlamentin e Serbisë.
Rezultatet e përmendura nga Vuçiq janë vlerësime të bazuara në mostër dhe jo rezultate përfundimtare zyrtare.
Preshevacom






